Rikthehen temperaturat e larta, ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

126
0

Territori shqiptar vijon të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, të cilat nuk do të mund të sjellin reshje. Parashikohet që kthjellimet të jenë mbizotëruese në orët e para të ditës në një pjesë të mirë të vendit.

Sipas MeteoAlb, në vijim priten kalime të pakta vranësira ku më të fokusuara do të jenë në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 24°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.

Kosova

Mbeten mbizotëruese në Kosovë masat ajrore të qëndrueshme për gjatë gjithë ditës në të gjithë territorin. Pritet që paraditja t’i ketë më të dukshme kthjellimet në Kosovë. Ndërsa në vijim parashikohet të ketë kalime vranësirash në të gjithë vendin.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV do të vijoj të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë në orët e para të ditës në pjesën më të madhe të territorit mbizotërim të kthjellimeve. Ndërsa në vijim pritet që vranësirat të jenë më prezente në vend.

Rajoni dhe Europa

Mbetet në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave Europa Jugore. Por pjesa tjetër kontinentit do të dominohet nga vranësirat e shpeshta të cilat do të zhvillohen duke sjell reshje shiu, KU herë pas here do të jenë dhe në formën e rrebesheve. Më të shumta reshjet do të vijojnë të jenë prezente në Europën Veriore.