Reshje shiu dhe rrufe, ja cfare parashikojne sinoptikanet për ditën e sotme

129
0

Edhe për ditën e sotme 13.tetor vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Sipas SHMU duke filluar nga orët e vona të mbrëmjes reshjet e shiut fitojnë intensitet mesatar deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër.

Reshjet e shiut me intensitet mesatar dhe të lartë do të përfshijnë kryesisht ultësirën perëndimore dhe zonën e jugperëndimit. Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era relativisht intensive dhe shpejtësi deri në 12-15m/s.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 5 deri 16°C

në zona e ulëta 8 deri 22°C

në zona bregdetare 8 deri 22°C