Arrijte e jashtëzakonshme nga Ilir Latifi në UFC: Shqiptari e vë në gjumë kundërshtarin dhe arrin fitoren më të rëndësishme në karrierë

641
0

24 shkurti i 2018 do të jetë një nga datat që Ilir Latifi nuk do ta harrojë kurrë, e themi këtë pasi ai ka bërë hapin e parë serioz drejt ëndrrës së madhe.

Sportisti i arteve të përziera marciale befasoi të gjithë duke arritur fitore ndaj Ovince Saint Preux në UFC, edhe pse ky i fundi shikohej nga të gjithë si favorit.

Latifi i emocionuar pas fitores më të rëndësishme në karrierën e tij (Foto: MMA mania – Twitter)

Shqiptari vodhi gjithë vëmendjen në ‘Amway Center’ të Orlandos, duke i treguar të gjithëve edhe njëherë herë se synimet e tij janë të mëdha.

Momenti kur Latifi me një grusht të fortë rrëzoi kundërshtarin (Foto: MMA mania – Twitter)

Latifi i prirë nga dëshira e madhe për triumf, arriti fitore ndaj ‘OSP’ në rundin e parë, duke vendosur kundërshtarin në gjumë pas një shtrëngimi të fuqishëm dhe kështu gjyqtari ndaloi luftën, transmeton Telegrafi.

Ovince u këndell pas disa sekondash, por assesi të ngrihej në këmbë (Foto: MMA mania – Twitter)

Pas kësaj fitore Ilirit është në listën e ngushtë të sportistëve për titullin e UFC, ai ka pesë fitore nga gjashtë luftërat e fundit.

34-vjeçari menjëherë pas triumfit i ka kërkuar kampionit aktual, Daniel Cormier, përballje për titullin e më të mirit në UFC. Por, nuk duhet harruar se Cormier së pari duhet të ndeshet me Stipe Miocic dhe në rast të fitores, atëherë mund të mendojë për një përballje me Latifin.

Momenti kur Latifi i kërkoi Daniel Cormierit një përballje (Foto: MMA mania – Twitter)

Vlen të theksohet se Ovince është një nga emrat më të mëdhenj në botën e sporteve luftarake MMA dhe UFC, para luftës ishte i renditur në vendin e pestë në listën e më të mirëve dhe vinte nga tri fitore radhazi.

Dhe fituesi është: ILIIIIR LAAATIIIFIII  (Foto: MMA mania – Twitter)

Që triumfi të ketë një shije më të mirë, fituesit në fund i takuan 50 mijë dollarë (40 mijë euro), por kjo është vetëm një shumë simbolike nëse e krahasojmë me rrugën që i është hapur Latifit.

Latifi prezantohet si sportistë i Suedisë, por ai asnjëherë nuk harron prejardhjen e tij, ai gjithmonë falënderon përkrahësit e tij nga Shqipëria dhe Kosova (Më poshtë keni materiale shtesë). /Telegrafi/

Të jesh luftëtarë i UFC-së nuk është aspak e lehtë dhe kjo më së miri tregohet nga stërvitja, të cilën Iliri nuk e lë asnjëherë pas dore:

Rikthimi pas një viti pauzë erdhi me fitoren ndaj Tyson Pedros:

Humbja nga Ryan Bader:

Fitorja ndaj Gian Villantes: