“Jam thjesht një trofe”, El Chapo flet nga burgu: Kokat e vërteta janë politikanët e lartë, ata nuk dënohen asnjëherë

334
0

Ish-kreu i kartelit më të madh i kok ainës, Joaquim “El Chapo” Guzman që ngriti “perandorinë më të fuqishme” në fushën e trafikut të lëndëve na rkotike në një rrëfim nga burgu, pretendon se ata që drejtojnë “mafien” e dro gës janë politikanë të niveleve të larta.

“Fuqia e vërtetë prapa trafikut ndërkombëtar të dr ogave janë politikanë të lartë dhe drejtues të policive shtetërore, që krijojnë copëzat e oktapodit të fshehtë që komandon gjithçka që blihet ose shitet”, ka thënë ai.

Në një deklaratë të dhënë me avokatin e tij Mariel Colón, El Chapo tha se mënyra e vetme e ndalimit të trafikut, është që autoritetet të ndjekin “politikanët përgjegjës në dy anët e kufirit Meksikë – SHBA.”

Ndërsa për veten, El Chapo shtonte se ashtu si shumë krerë të tjerë të burgosur të trafikut, është vetëm një “trofe” për t’u nxjerrë në televizion, ndërsa shefat e vërtetë janë ata që nuk dënohen asnjëherë.

“Prej vitesh autoritetet nxjerrin këta drejtues të supozuar të trafikut por kjo nuk shërben për asgjë, sepse duhen ndjekur politikanët që e lejojnë atë. Kjo është ajo që ai ka shprehur gjithmonë”, tha Colón, avokat i El Chapo.

Edhe në gjyqin e tij El Chapo pretendonte se disa presidentë meksikanë, krerë policie dhe zyrtarë të lartë të ushtrisë janë faktorët kryesorë të biznesit ndërkombëtar të kokainës.

Një prej dëshmitarëve, Jesus “El Rey” Zambada, tha në gjyq se sekretari meksikan i sigurisë Genaro García Luna ka pranuar dy herë valixhe me miliona dollarë si rryshfet nga karteli famëkeq Sinaloa.

García Luna u arrestua në vitin 2019 për pranim rryshfeti në këmbim të informacioneve të operacioneve  anti-kartele të policisë Meksikane.

Policia sekuestroi 80 kg kokainë në shtëpinë e García Luna, i cili sipas El Chapo, është vetëm një nga dhjetra zyrtarë të lartë shtetërorë i përfshirë në tregtinë ndërkombëtare të dr ogave.

Salvador Cienfuegos, ministri meksikan i mbrojtjes nga 2012 deri në 2018, gjithashtu është arrestuar për pastrim parash, në një çeshtje ende të pazgjidhur mes Meksikës e SHBA.

Avokati shtonte më tej se Guzman mbahet në kushte të mjerueshme në burg, në izolim dhe pa akses në ambjete të tjera përveç qelisë.