Evi Kokalari “shpërthen” edhe ndaj Sali Berishës: Turp të të vijë, e paske ke merituar..

149
0

Aktivistja Evi Kokalari ka shpërthyer ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës.

Përmes një reagimi të fortë në rrjetet sociale ajo i drejtohet Berishës duke i thënë “turp ti vijë”, pasi që më herët e ka vënë në dijeni se brenda Partisë Demokratike po bëhen manipulime, sa i përket zgjedhjes së kreut të FRPD.

Më tej ajo shkruan se PD nuk e ka konceptin bazë të konservatorizmin dhe se shumë prej tyre do e kishin për turp në këtë pikë që Partia Demokratike të hiqej si konservatore.

Kujtojmë se Evi Kokalari ka qenë një mbështetëse e madhe e ish-kryeministrit Sali Berisha. Gjatë kohës së “Foltores” , Kokalari “braktisi” angazhimet e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i’u bashkua Berishës. Gjithashtu, Kokalari ka qenë një ndër zërat më të fortë e cila doli krah Berishës kur ai u shpall non-grata nga SHBA.

Postimi i plotë:

Turp te te vij Sali Berisha!!

Ka nje muaj qe na ka rene goja duke te thënë qe po bëhen manipulime.

Kam tre muaj qe te thashë qe Kelliçi vodhi votat dhe përgjigja jote ishte “eh sé 11 vota janë”

Grigels Muçollari ma ka thënë copë qe keta të kryesise donin njeriun e vet si kryetar dhe me ndihmen tende ja dolen.

Sot ti legjimitove genjeshtren. E paske merituar Lulzim Bashen i dashur zoteri!!!

Dhe boll u tallët me Primaret. Ju nuk keni konceptin baze te konservatorizmin. Dhe vazhdoni me EPP. Shumë nga ne do e kishin per turp në këtë pikë që PDja te hiqej si konservatore.

Tashti beni sikur do luftoni Edi Ramën.

Ju jeni te gjithë të mbaruar!!