Itali/ Lokali mbyll dyert për votuesit e Melonit: Nuk i duam paratë tuaja

262
0

“Ne nuk duam paratë e atyre që e votuan”, ky është postimi i lokalit të natës i Livornos  “La bua dell’Orate “, një pijetore e vendosur në Scali Novi Lena.

Ky postim ka shkaktuar një “stuhi” të vërtetë në rrjetet sociale pasi ka ardhur pas fitores së qendrës së djaththë në zgjedhjet që u mbajtën javën që lamë pas.

Ndonëse në postim nuk përmendet kryeministrja Giorgia Meloni, ky status është një mesazh i qartë që të gjithë ata që votuan fituesen nuk janë të mirëpritur në lokal.

“E vetmja gjë që është e devijuar, e kundërt është zemra, truri juaj. TURP”, thuhet më tej në postim.

Giorgia Meloni, është femra më e përfolur e momentit pas fitores së qendrës së djathtë në zgjedhjet e parakohshme në Itali.