Ja si të bëhesh milioner pa bërë ende 30 vjeç

1556
0

Si të bëhesh milioner është një temë tabu. Të thuash që mund të bëhesh i tillë pa arritur të 30-at duket fantazi. Nuk duhet të jetë tabu, përkundrazi mund të bëhet realitet. Në moshën 21-vjeçare, braktisa universitetin pa asnjë lek në xhep dhe me borxhe, dhe kur mbusha 30 vjeç, isha tashmë milioner.” – thotë Grand Cardone, një ekspert i shitjeve ndërkombëtare.

Ja cilat janë 10 hapat që të garantojnë se mund të bëhesh edhe ti milioner kur të arrish të 30-at:

Ndiqni paratë. Në klimën e sotme të ekonomisë nuk mund të arrish statusin e milionerit vetëm duke kursyer. Hapi i parë është të fokusoheni në rritjen e të ardhurave dhe ta bëni përsëri këtë gjë. Të ardhurat e mia mujore ishin 3,000 $ dhe nëntë vite më vonë arrinin $20,000 në muaj. Filloni të ndiqni paratë dhe kjo do t’ju bëjë që të forconi të ardhurat tuaja dhe të vëreni mundësitë.

– Mos u mburrni, por dallohuni! Unë nuk e kam blerë orën time të parë të shtrenjtë apo makinën luksoze vetëm në kohën që bizneset dhe investimet e mia të siguronin një rrjedhje të sigurtë dhe të shumëfishtë të ardhurash. Kur isha milioner, vazhdoja ende të ngisja një Toyota Camry. Tregojeni veten për etikën në punë, dhe jo për xhinglat për të cilat shpenzoni.

– Kurseni për të investuar, mos kurseni për të ruajtur. Mënyra e vetme për të kursyer paratë tuaja është t’i investoni ato. Vendosini paratë tuaja në llogari të sigurta dhe të paprekshme. Për asgjë në botë mos i prekni këto para, as për raste emergjence. Kjo do të bëjë që të ndiqni hapin e parë (të rrisni të ardhurat). Deri më sot, të paktën 2 herë në vit, ngelem trokë sepse gjithmonë i investoj paratë ekstra në projekte të atilla tek të cilat nuk kam akses.

– Shmangni borxhet që nuk mund t’i shlyeni. Bëjeni rregullin tuaj, që të mos përdorni asnjëherë borxhe që nuk ju sjellin fitime. Arsyeja e vetme pse njëherë mora borxh për të blerë një makinë, ishte se kisha bindjen që ajo do të më sillte fitime. Njerëzit e pasur marrin borxh për të siguruar kthime të larta dhe për të rritur flukset e parave. Të varfërit marrin borxh për të blerë artikuj që i bëjnë të pasurit të pasurohen më shumë.

– Trajtojini paratë si një i / e dashur xheloz. Miliona njerëz duan të kenë pavarësi financiare, por vetëm ata që e bëjnë atë një prioritet i fitojnë milionat. Që të bëhesh i pasur dhe të vazhdosh të jesh i tillë duhet patjetër ta bësh prioritet. Paraja është si një i dashur xheloz. Injoroje dhe do të injorojë, ose më keq akoma, ajo do t’ju lërë për dikë tjetër që e ka atë prioritet.

– Paraja nuk fle. Paratë nuk duan t’ia dinë për orën, oraret apo pushimet, të njëjtën gjë duhet të bëni edhe ju. Paratë dashurojnë njerëzit që kanë një etikë të lartë në punë. Kur isha 26-vjeç, punoja në tregtinë me pakicë dhe dyqani ku punoja mbyllte dyert në 7 të mbrëmjes. Shumicën e kohës ju mund të me gjenit mua atje duke bërë shitje ekstra deri në 11 të mbrëmjes. Asnjëherë mos u përpiq të jesh më i zgjuari apo më fatlumi, ajo që duhet të bësh është të sigurohesh që njerëzit e tu po punojnë me zell.

– Nuk ka kuptim të jesh i varfër. Kam qenë i varfër dhe ta shpif! Më kishtë ardhur në majë të hundës dhe kjo gjendje po ma shpifte gjithashtu. Hiqeni nga mendja idenë që ju bën të mendoni se të jesh i varfër është deri diku normale. Bill Gates thotë:”Nëse ke lindur i varfër, nuk është faji yt. Po nëse vdes i tillë, është faji yt.”

– Merr një mentor milioner. Pjesa dërrmuese e jona janë rritur në shtresa të mesme ose të ulëta sociale dhe e kemi trajtuar veten brenda kufijve dhe ideve të kësaj klase. Merrni një mentor milioner personal dhe studiojeni atë. Shumë njerëz të pasur janë tejet bujarë me njohuritë dhe burimet e tyre.

– ‘Vërini’ në punë paratë tuaja për të bërë punët më të vështira. Të investosh është si ‘shpella e Susamit’ në rrugën drejt të qënit milioner dhe juve ju duhet të fitoni më shumë nga ‘puna’ e parave tuaja se sa nga puna juaj. Nëse nuk prodhoni para nga paraja, nuk do të mund të investoni. Biznesi i dytë që nisa kërkonte $50,000 investim fillestar. Por më pas ajo kompani më siguronte kthim $50,000 çdo muaj për 10 vite. Projekti im i tretë ishte në një pasuri të paluajtshme, për të cilin investova $350,000, një pjesë e madhe e pasurisë sime neto asokohe. Atë pasuri të patundshme e kam ende sot nën zotërim, e cila vazhdon të më sjellë të ardhura. Qëllimi i investimit është arsyeja e vetme për të ndërmarrë hapat e tjerë, ndaj paratë tuaja duhet të punojnë për ju.

– Qëllo me 10 milionë $, jo 1 milionë $. I vetmi gabim financiar, mbase më i madhi që kam bërë, është se nuk jam treguar i zgjuar sa duhet. Ju inkurajoj të investoni me më shumë se 1 milionë $. Nuk ka mungesë parash në këtë planet, ata që mungojnë janë vetëm njerëzit që kanë horizont të gjerë.

Aplikojini në jetën tuaj këto hapa dhe do t’ju bëjnë të pasur. Mënjanojini njerëzit që ju thonë se ëndrrat tuaja financiare janë pjellë e lakmisë suaj.

Shmangini metodat e të pasuruarit shpejt, mëshojini etikës, mos hiqni dorë kurrë, dhe kur t’ia dilni mbanë, kini vullnet për t’i ndihmuar edhe të tjerët të ndjekin rrugën tuaj.