Fitorja e Melonit në Itali, çfarë ndryshon për shqiptarët dhe marrjen e nënshtetësisë italiane?

1417
0

Fitorja e Georgia Melonit në zgjedhjet e parakohshme në Itali dhe çfarë mund të ndryshojë kjo gjë për emigrantët shqiptarë që jetojnë në këtë vend ishte një ndër tematikat e diskutuara në emisionin Debat në A2 CNN.

Sipas gazetarit Gjergji Kajana, një problematikë me marrjen e pushtetit prej të parës grua në Itali mund të jetë çështja e akordimit të nënshtetësisë për të miturit. Ai shton se partia e Melonit është një ndër ato që mbështet dhënien e shtetësisë për të miturit që jetojnë pas 10 vitesh.

“Kam dëgjuar që shumë shqiptarë kanë votuar për Melonini. Ata mund të kenë dëgjuar që ajo do të jetë fituese për ta dhe kanë votuar për të. Duhet të presim që marrëveshja e pensioneve, që është në fazën e ratifikimi, të shpresojmë që ajo të mbyllet dhe nuk do të ketë probleme me të, burimet për të janë dhe ajo i takon dhe italianëve që janë në Shqipëri. Një pikë tjetër ku nuk jam optimist është akordimi i nënshtetësisë italiane të miturve që kanë ardhur në Itali dhe jetojnë. Partia e Melonit do ta bëjë që këta të mitur ta marrin nënshtetësinë pas 10 vitesh”, u shpreh Kajana.