Diten e sotme pritet përmirësim i dukshëm i motit. Do të ketë reshje të pakta dhe të izoluara shiu, por edhe kthjellime të shumta në pjesën e parë të ditës.
Kthjellimet do të jenë më shumë në zonat jugore.
Në pjesën e dytë të ditës do të ketë një shtimm të vranësirave dhe reshjeve, në bregdet dhe në zonën e ulët.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 26°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 38 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 2 – 3 ballë.