Shqiptari habit, zgjedh vjehrrën para nënës: është gjithçka për mua, më bëri me bashkëshorte, ndërsa nëna me bëri nga rastesia..

200
0

Tema e dytë e diskutimit në “Aldo Morning Show” në Tv Klan, lidhet me një dilemë që mund të lindë tani që ndodhemi në një krizë energjitike. Nëse do ju duhej të zgjidhnit përdorimin e vetëm një prej këtyre pajisjeve, do të ishte tharësja që than flokët mamaja apo rezistenca ku ngroh këmbët vjehrra?

Nasi, një telefonues nga Skrapari habit Aldon dhe gazetaret me përgjigjen e tij. Ai thotë se vjehrra është gjithçka për të sepse i ka dhënë jetë bashkëshortes së tij.

Nasi: Kjo është paksa delikate si pyetje.

Aldo: Pse?

Nasi: Sepse është shumë e vështirë zgjedhja.

Aldo: Po tani, drejt kësaj po shkojmë plako, do kursejmë apo jo?

Nasi: Po mirë, do kursejmë, unë do përdorja rezistencën për vjehrrën.

Aldo: Vërtet e ke?

Nasi: Po, sepse të tërë ata burra që thonë “jo, unë vjehrrën s’e dua, tërrci-vërrci”, janë të tërë mashtruesa. Vjehrrat janë krijesat më të mira në këtë botë.

Aldo: E para, nuk ka burrë që thotë nuk e dua vjehrrën pa pasur një shkak.

Nasi: Ashtu thonë të tërë ata. Unë e kam nga eksperienca ime miku im.

Aldo: Që do të thotë?

Nasi: Që do të thotë unë për vjehrrën bëj gjithçka. Nuk dua që të vuajë.

Aldo: Po tani zgjedhja është mes vjehrrës dhe mamasë. Zgjidh.

Nasi: Vjehrrën.

Aldo: Seriozisht e ke?

Nasi: Po, seriozisht. Të betohem. Ajo ka bërë krijesën më të dashur të jetës time.

Albana Çaushaj: Po ajo tjetra të ka bërë ty ndërkohë.

Nasi: Po mirë, më ka bërë nga rastësia.

Megi Latifi: Po mirë edhe ajo nga rastësia qenka bërë atëherë, nusja juaj.

Nasi: Po më ka bërë një dhuratë të jashtëzakonshme vjehrra mua. Pse mos të kujdesem për vjehrrën?

Krejt papritur, Nasi bën me dije se vjehrra e tij nuk ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Sapo Aldo e pyet se çfarë problemi ka, ai shpërthen në të qara dhe mbyll videothirrjen.