Nuk ndalen Hakerat, publikojnë të dhënat e Gledis Nanos. Per qytetarët e thjeshtë, rreziku bëhet shumë më i madh

2682
0

Hakerat që sulmuan sistemet qeveritare të Shqipërisë në muajin korrik dhe një javë më parë sistemin TIMS të Policisë, kanë publikuar të dhënat personale të ish-drejtorit Gledis Nano. Siç shihet dhe në foto, skeda e Nanos mban të dhënat e plota të tij dhe foto të aplikimeve ndër vite.

Në dokumentet e rrjetit të hakerave, jepen të dhëna mbi familjen e Nanos, por edhe hyrje-daljet e ish-kryepolicit në vend, që nga pikat kufitare tokësore dhe deri tek ato ajrore, shkruan newsbomb.al.

Dokumenti i publikuar nga rrjeti i hakerave “Homeland Justice”, të cilët nuk kanë kursyer asnjë detaj të të dhënave të ish-numrit një të Policisë së Shtetit. Nga një kqyrje paraprake, mund të thuhet se të dhënat janë marrë nga sistemi TIMS.

Të dhënat e daljes së Nanos nga Shqipëria janë të plota dhe përfshijnë daljen e tij për herë të parë nga vendi në vitin 2005 e deri në muajt e fundit, të vitit 2022.

Në një kohë që nga Kryeministri Edi Rama pretendohet se nuk ka rrjedhje serioze të dhënash, dalja e informacioneve të personit që deri para pak javësh kishte në dorë sigurinë e vendit, për qytetarët e thjeshtë, rreziku bëhet shumë më i madh