Rama: Ata që thonë se jashtë shtetit e kanë rrogën më të madhe duhet të llogarisin dhe shpenzimet e mëdha

723
0

Kryeministri Edi Rama është akuzuar nga qytetarët gjatë bashkëbisedimit online thotë vetëm gënjeshtra dhe mashtrime.

Kësaj akuze Rama i është përgjigjur duke thënë se kur del para qytetarëve thotë gjithmonë të vërtetën dhe asnjëherë nuk gënjen

Rama: Unë nuk them gënjeshtra as në mëngjes as në darkë. Kur dal para jush unë them vetëm të vërtetat e mia. Nga ana tjetër përpiqem t’i bëj pritë të gjitha problemeve. Meqë ti Artan mendon se unë gënjej nga mëngjesi deri në darkë merr shiko faturën e energjisë në shtëpinë tënde. Shiko sa paguan dhe shumëzoje çdo kilovat që paguan me 45 lekë. 9.5 shtoi 45 pastaj mblidh gjithë kilovatët dhe shiko çmimin.

Më pas bëj pyetjen vetes pse më del kaq pak? Nëse je jashtë e ke më kollaj ta kuptosh që unë nuk gënjej. Nëse je jashtë nuk je si ata që mendojnë se jashtë do gjejnë mrekullinë. Ata që thonë se ata jashtë e  kanë rrogën më të madhe duhet të llogarisin se i kanë dhe shpenzimet më të mëdha.