Sulmet kibernetike, Karamuço: Jo vetëm Irani, nje tjetër shtet na ka goditur, ja cfarë pritet në ditët në vijim

170
0

Eksperti për sigurinë dhe kriminalistikën, Ervin Karamuço, ka folur sërish rreth sulmeve kibernetik ndaj sistemve shqiptare.

Karamuço u shpreh se qëllimi i këtij sulmi është të shkaktojë terror, kaos dhe destabilizim. Ai theksoi se përveç Iranit është edhe Rusia që na ka sulmuar online.

“Duhet thënë se nga të gjitha sistemet kemi vetëm E-Albania, por të gjitha sistemet e tjera online, të bankës apo të mbrojtjes nuk janë prekur. Është një hartë shumë më e gjerë sulmesh dhe është për të gjithë rajonin.

Është një sulm i mirëfilltë . Ka qëllim të destabilizojë rajonin. Nuk është vetëm Irani. Ka ardhur me shpejtësi. Edhe Kurti ka ardhur me shpejtësi në Tiranë. Është edhe Irani edhe Rusia. Nuk janë lajme të rastësishme këto. Kaos, panik, destabilizim, terror i përgjithshëm, rënie qeverie. Dhe në vende pro perëndimore” tha Karamuco.

Më tej ai ka paralajmëruar se në ditët në vjim priten arrestime dhe urdhër ndalime.