Keto zona te Shqiperse në rrezik për stuhi të forta dhe.. Instituti Evropian tregon hartën për 24 orët e ardhshme, cfarë pritet..

550
0

Instituti evropian për monitorimin e stuhive Etsofex ka përgaditur hartën e stuhive dhe reshjeve që parashihen gjatë 24 orëve të ardhshme në Evropë duke përdorur nivelin 1 për stuhi të izoluara dhe nivelin 2 për stuhi më të përqëndruara dhe potencialisht më të fuqishme.

Niveli 1 ku përfshihet edhe Kosova ka gjasa për rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me bubullima dhe mundësi edhe për breshër, por stuhitë mbesin kryesisht të izoluara krahasuar me nivelin 2 të rrezikshmërisë për stuhi, pra jo diçka e pazakontë, megjithatë në zona të caktuara priten rrebeshe të fuqishme.

Niveli 2 parasheh stuhi më të përqëndruara dhe më të fuqishme me potencial për rrebeshe të rrëmbyeshme, erëra kalimthi mjaft të forta, breshër dhe mundësi për tornado. Kjo nuk do të thotë se so të ndodhë tornado me patjetër por sipas tyre ekzistojnë disa gjasa.

Estofex ka rrumbullakësuar territorin e Shqipërisë veriperëndimore Shkodra, Lezha etj. dhe pjesë të veriut të vendit me nivelin 2 të rrezikshmërisë për stuhi të forta si dhe jugun e Malit të Zi dhe perëndimin e Kroacisë. Niveli 1 parashihet në Shqipërinë mesme dhe verilindore.

Shënim: Estofex jep gati shpeshherë raportin për stuhi të mundshme në Evropë dhe kjo nuk do të thotë se ato do të ndodhin gjithsesi, por është një vlerësim dhe analizë e modeleve globale, numerike për parashikim të motit nga ky grup ekspertësh meteorologjik./MeteoBallkan