Ndarja nga jeta e 75-vjeçares Rina në Barbara i ka treguar Vale, një 41-vjeçare me origjinë shqiptare, e cila ka arritur të shpëtojë veten dhe eshte ende në shok nga përmbytja e Nevolës.
Përroi ka përmbytur luginën dhe ka përmbytur katin përdhes të shtëpisë dykatëshe ku banon edhe gjyshi i të dashurit dhe partnerja e gjyshit. 75-vjeçarja humbi jeten teksa tentoi të mbyllte dritaret. “Kam parë vdekjen me sy” “Isha jashtë të enjten dhe isha në shtëpi ndërsa partneri im punonte”, tha e mbijetuara. “Përndryshe do të kishin vdekur edhe gjyshi dhe vajza ime. Ne shpëtuam duke u ngjitur lart. Nuk arrita dot tek Rina, do të kisha humbur jeten edhe unë.”