Në burg për 1 kotec pulash? 82-vjeçarja flet mes lotesh: Më hipën në furgon, u tremba. S’jam për burg, por për varreza

338
0

Çuditë në Shqipëri nuk kanë të sosur. E fundit është ngjarja që ka përfshirë 82-vjeçaren. Lefkothea Karasa nga Narta e Vlorës, është proceduar për ndërtim pa leje për ngritjen e një koteci pulash në oborrin e shtëpisë së saj, dhe rrezikon burgun.

E moshuara që jeton e vetme, tregon me lot në sy se Policia atë e mori harburçe. Për më tepër, ajo nënvizon se ndihet e trembur nga gjithë kjo situatë, për të cilën s’e përballon dot për moshën që ka.

“Më hipën në furgon, u tremba. Geroni (avokati) i tha pse e more hartbutçe, pse nuk më thatë mua. Unë nuk jam për në burg, unë jam për në varreza”, tha mes lotësh e moshuara për ”Euronews Albania”.