Rriten pensionet dhe paga minimale, përfitojnë 900 mijë qytetarë, miratohet vendimi

116
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar diten e sotme vendimin për rritjen e pagës minimale dhe rritjen e pensioneve.

Ministrja Ibrahimaj tha se rritja e pensioneve do të jetë me 9.5%, ndërsa paga minimale shkon nga 32 mijë lekë, në 34 mijë lekë.

Nga këto dy vendime – tha Brahimaj, përfitojnë 900 mijë qytetarë.

“Do të kenë rritje pensionesh me 9.5%. Sa i përket së pagës minimale në shkallë vendi. Në prill e rritëm pagën minimale në 32 mijë lekë. Me vendimin e sotëm paga hyn 34 mijë lekë. Ky vendin prek një numër të madh të punësuarisht.

Në total kemi 900 mijë qytetarë që përfitojnë nga rritja e pensioneve dhe e pagës minimale nga vendimi o sotëm të Këshillit të Ministrave”- tha Ministrja Ibrahimaj pas mbledhjes së qeverisë.