Mbrëmjen e sotme kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka debatuar me Enton Abilekajn.
Në emision “Të paekspozuarit”, Abilekaj akuzoi Metën se ai dhe ish-kryeministri Sali Berisha kanë marrë peng opozitën dhe se rikthimin e tij nuk e kërkoi populli, por u kthye vet.
Debati i plotë:
Abilekaj: Kush ta kërkoi, ja u kërkuat ju vetes. Përmendët Fatos Nanon që pengonte integrimin, ai humbi dhe iku. Ju kemi 30 vjet. Nuk pamë asnjë popull që kërkonte rikthimin tuaj. Tre njerëz po e mbajnë peng politikën
Meta: Ju e patë Konventën. Jo ore jo, spo ta mban njeri peng ty opozitën. Kush ju pengoi juve të bëni një opozitë. Unë isha president 5 vjet. O zotëri dilni dhe bëni opozitë
Abilekaj: Nuk kam as fonde asgjë, i keni kapur ju, bashkë, ca ju ca opozita
Meta: I ka pushteti
Abilekaj: Bashkë i kapni, sistemi që keni ndërtuar ju, edhe juve kur ishit kryeministër i kapët. Edi Rama me ju dhe Sali Berishën doli në fushatë elektorale
Meta: Edi Rama i kishte blerë ka kohë.
Abilekaj: Sot po flasim për atë që keni bërë ju, jo për atë që ka bërë Edi Rama