Ministrja Kushi: Bursa studimi me kusht që studenti të mos largohet nga Shqipëria

137
0

Në nisje të vitit të ri shkollor po mbahet Kongresi Kombëtar i Arsimit. Fjalën hyrëse e mbajti Ministria e Arsimit, Evis Kushi, e cila tha se qëllimi i Kongresit është të bëjë bashkë shumë aktorë, pedagogë, mësues e studiues për të nxitur bashkëpunimin për sfidat e të ardhmes për një arsim cilësor drejt BE.

Kongresi i Arsimit përkon dhe me fillimin e vitit të ri shkollor dhe dua ta nis me urim për nxënësit e mësuesit për një vit shkollor të mbarë e të suksesshëm. Arsimi përveç se një e drejtë themelore, është edhe faktori kryesor për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të çdo kombi. Nuk ka asnjë dyshim që për arsimin duhet solidaritet i madh kombëtar. Në kohë sfidash e transformimesh, arsimi duhet të jetë në krye të çdo axhende. Edhe qëllimi i Kongresit është të bëjë bashkë shumë aktorë, përfshirë parauniversitar, të lartë, kërkimin shkencor, pedagogë, mësues e studiues për të nxitur bashkëpunimin për sfidat e të ardhmes për një arsim cilësor drejt BE.

Një tendencë me të cilën po përballet i gjithë rajoni ballkanik, një pjesë e të rinjve largohen nga rajoni për studime apo punësim drejt vendeve perëndimore si është Gjermania por jo vetëm. Vende që duke qenë drejt plakjes së popullsisë, e duke pasur nevoja në rritje në tregun e punës kanë hapur dyert për të rinjtë tanë. Vecanërisht për mjekët infermierët, por edhe profesione të tjera të kohës. Për t’iu përgjigjur kësaj tendence ne kemi bërë ndërkombëtarizimin e universiteteve por edhe struktura europiane ekselence. Qëllimi ynë është të rrisim cilësinë. Një politikë tjetër është përcaktimi i programeve të studimit prioritet kombëtar.

A mjaftojnë këto politika? Të gjithë biem dakord që politikat dhe reformat, sa më të mëdha e të thella të jenë, aq më shumë kohë kërkojnë se rezultatet nuk janë të menjëhershme. Kemi përgatitur disa programe: për programe të përbashkëta të dyfishta me universitete europiane, si dhe qendra kërkimore, me qëllim për t’i dhënë vlerë diplomave tona.

Politikë tjetër: bursat e studimit për progamet prioritare, me kushtin që studentët pas studimeve të qëndrojnë në vendin tonë. Besoj që në panelet e kongresit, kjo temë do të ketë diskutim të gjerë.’- u shpreh Kushi.