Kryetari i Bashkisë së Hasit, Liman Morina ka pasur një reagim për humbjen e mbretëreshës Elizabeth.
Në emër të Bashkisë Has, të qytetarëve por edhe vajzave, djemve e familjeve hasjane që jetojnë e punojnë në Mbretërinë e Bashkuar, shprehim ngushëllimet më të ndjera për ndarjen nga jeta të Madhërisë së Sajë, Mbretëreshës Elisabeth II.
E ndjejmë obligim të ndajmë dhimbjen me familjen mbretërore dhe qytetarët e MB për këtë humbje të madhe.Prej vitesh qytetarët e Hasit ndërtuan ura komunikimi me Britaninë e Madhe, gjetēn strehë e ndërtuan jetën e të ardhmen. U betuan para Madhërisë së Sajë e cila u besoi shtetësinë e Kurorës, për të qenë qytetarë të denjë e kontribuues vlerash në atë tokë e cila u kthye në atdheun e dytë për ta.
Ka zënë një vend të veçantë më zemrën e çdo hasjani. Faleminderit Mbretëreshë. U prehsh në paqe. Mbetesh e paharruar për ne”, shkruan ai.
Hasi dhe Anglia kanë një lidhje të madhe. Kjo pasi një pjesë e konsiderueshme e të rinjve kanë zgjedhur që të emigrojnë drejt Anglisë, e ndërsa disa javë më parë, ai ka bërë me dije se në sheshin e qytetit të Hasit do të vendoset një monument i Mbretëreshës Elisabeth të Anglisë.