Ministrja Balluku qytetarëve: Lajini rrobat sa me pak dhe me 30 gradë që të kursejmë energjinë

411
0

Në kushtet e një krize globale energjitike, zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku udhëzon qytetarët shqiptarë që të kursejnë energji.

Përmes një postimi në “Facebook”, Balluku këshillon qytetarët që në shtëpi të përdorin lavatriçen sa më pak dhe të lajnë rrobat me 30 gradë.

“Kursejmë energjinë që ta kemi!”, shkruan Balluku krah videos udhëzuese.