Rama jep lajmin e mirë, Zvicra dërgon në Parlament marrëveshjen e rëndësishme për shqiptarët

127
0

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e mirë për Shqipërinë me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’ qeveria zviceriane ka çuar në parlament për miratim Marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës.

Miratimi i kësaj marrëveshje në parlamentet e dy vendeve sipas kryeministrit Rama, do të konkretizojë punën disa vjeçare të qeverisësë Republikës së Shqipërisë me institucionet kopetente zvizeriane.

“Qeveria zvicerane sapo ka çuar në parlament për miratim Marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës. Këshilli Federal i Zvicrës, në mbledhjen e datës 24 gusht 2022, ka përcjellë për miratim në Parlament “Marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore mes Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës së Zvicrës”, e cila u firmos më 18 shkurt 2022, në Tiranë, nga Ministri për Punët e Brendshme të Zvicrës, z.Alain Berset dhe Ministrja e Financave dhe Ekonomisë të RSH-së, znj.Delina Ibrahimaj.

Kjo marrëveshje mes Shqipërisë dhe Zvicrës synon kryesisht koordinimin për pensionin e pleqërisë, statusin e invaliditetit, të të mbijetuarit, garanton trajtim të barabartë të të siguruarve, disiplinon derdhjen e kontributeve jashtë vendit dhe eviton rastet e taksimit të dyfishtë apo abuzimeve. Miratimi i marrëveshjes në Parlamentet e dy vendeve, do të konkretizojë punën disavjeçare të qeverisë së Republikës së Shqipërisë me institucionet kompetente zvicerane“, shkruan Rama.