Rusia me sa duket po tenton të shpëtojë shtetasen e saj Svetlana Timofeva, e cila dyshohet për spiunazh, pasi u kap në uzinën e Gramshit duke e fotografuar atë.
Gjykata e Rrethit Meshchansky në Moskë ka lëshuar fletarrestim për Svetlana Valeryevna Timofeyeva, e cila është ndaluar në Shqipëri, nën akuzat për spiunim.
Gjykata ka deklaruar ditën e sotme, më 26 gusht se ka shtuar Timofeyevan, në listën e personave që janë në kërkim nëpër botë.
Data e saj e lindjes, 18 mars 1989, përkon me datën e lindjes së “fotografes-blogeres” Svetlana Timofeeva e ndaluar këtë javë në Shqipëri.
Më 21 gusht, Ministria e Mbrojtjes njoftoi se kishte ndaluar dy shtetas rusë dhe një shtetas ukrainas pranë një uzine ushtarake në Gramsh. Një shtetas rus ka hyrë në territorin e objektit dhe ka tentuar të bëjë fotografi. Gjatë arrestimit, ai hodhi gaz lotsjellës në fytyrën e dy ushtarëve, raportojnë mediet ruse.
Sipas këtyre medieve, Svetlana Timofeeva publikoi në bloget e saj raporte mbi fabrikat, fabrikat, institucionet sociale, njësitë ushtarake të shkatërruara, bunkerët dhe zona ushtarake të braktisura. Ajo udhëtoi në më shumë se 30 vende dhe solli pamjet e objekteve të braktisura nga Islanda, Gjermania, Italia, Shqipëria dhe Bullgaria.
Sipas Gjykatës së Meshchanskyt, Timofeeva u arrestua në mungesë për veprat penale “marrja e paligjshme nga një grup personash e informacionit që përbën sekret shtetëror me rrëmbim, mashtrim, shantazh, shtrëngim, kërcënim për dhunë ose në çdo mënyrë tjetër të paligjshme”. Neni parashikon dënimin në formë burgimi deri në tetë vjet.