Rusi i arrestuar për ngjarjen e Gramshit e pranon se punonte me shërbimet sekrete ruse

135
0

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga dëshmia që kanë dhënë tre shtetasit e huaj që u arrestuan për ngjarjen në Uzinën e Gramshit.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë të ditur se një prej shtetasve rus të arrestuar ka pranuar se është kontaktuar nga shërbimet sekrete ruse për të bërë foto dhe video të objekteve ushtarake dhe të ndërtimeve të tjera të rëndësishme publike në Shqipëri.

Pra të njëjtat burime konfirmojnë se shtetasi rus ka pranuar se kanë patur një rol për njohjen e terrenit në vendin tonë.

Por i kontaktuar nga Televizioni Klan prokurori i Elbasanit, ka mohuar një gjë të tillë.