Surprizat e motit gjatë kësaj jave, diell dhe rrebeshe shiu, ja kur rikthehen ditet e nxehta

119
0

Moti gjatë kësaj jave në Shqipëri pritet të jetë i paqendrueshëm, me paraditet me diell, ndërsa nuk do të mungojnë rrebeshet e shiut në zona të caktuara gjatë pasdites.

Meterologia Lajda Porja nga Meteoalb, bën të ditur se rrebeshe priten në zonat malore, por nuk përjashtohen reshjet as në zonat bregdetare si Lezha apo Vlora.

Paraditet do të jenë me diell në të gjithë territorin shqiptar, ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira, ku herë pas here mund të kemi momente konvektive që mund të sjellin rrebeshe. Më të dukshme do të jenë në zonat malore, kryesisht verlindja dhe juglindja e vendit, megjithatë edhe zonat qendrore do të kenë herë pas here rrebeshe të shiut shoqëruar edhe me forcim të parametrit të erës.

Sa i përket bregdetit, do jetë me diell deri në orët e vona të ditës. Zona të izoluara në qarkun e Lezhës dhe të Vlorës do të kenë edhe rrebeshe, kryesisht Llogaraja, Dhërmiu dhe zona të izoluara në Sarandë.

Nga dita e premte dhe në vijim do kemi një përmirësim të motit në vijën bregdetare, pasi zona e ulët dhe zona malore do të mbeten të rrezikuara nga vranësira dhe rrebeshe të shiut.

Sa i përket temperaturave të ajrit kjo javë nuk do të ketë luhatje të ndjeshme, duke bërë që minimalet të jene 12 gradë në zonat malore dhe maksimalet, deri në ditën e enjte do të jenë jo më shumë se 30 apo 31 gradë,

Fundjava do të sjellë një rritje të ndjeshme të temperaturave në bregdet, duke ngjitur termometrin deri në 33 gradë.

Ndërkohë, republika e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut do të ketë një mot të freskët gjatë kësaj jave. Jo vetëm freskët ku termometri do të jetë 26-27 gradë, por edhe me rrebeshe shiu pothuajse gjatë gjithë javës. Dita e premte, emgjithëse do të ketë rrebeshe, do të sjellë rritjen e  tempereturave mbi 30 gradë në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut