Vendi jonë do të jetë në ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, duke bërë që moti të jetë me vranësira të dendura duke rrezikuar rrebeshe afat-shkurta shiu, më të dukshme në zonat veriore dhe veriperëndimore.
Sipas MeteoAlb, herë pas here do të ketë intervale me kthjellime.
Parashikohet që kjo situatë meteorologjike të vijojë edhe gjatë orëve në vijim ku vranësirat do të jenë prezent, duke rrezikuar rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit.
Orët e vona të mbrëmjes sjellin përmirësim gradual të motit.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 33°C.
Era do fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor duke krijuar në brigjet det dallgëzim mbi 3 ballë.