“Spiunët” në Gramsh, banori i zonës flet i perlotur: Erdhën për të hedhur uzinën në erë, njerin e kapen brenda, nuk tregojne..

3049
0

Nderim Balliu, banor i zonës pranë uzinës së armëve në Gramsh ka treguar frikën e përjetuar një ditë më parë kur 3 shtetas rusë tentuan të hynin në uzinë.

Ai tregoi se brenda ambienteve të uzinës ka ende shumë municione të pa hequra, të cilat siç tha nëse shpërthejnë mund të shkaktojnë një katastrofë të vërtetë.

“Dëgjuam që kishin ardhur tre rusë, kishin tre ditë që vinin vërdallë po s’ua vumë veshin se tani është periudha që ka shumë emigrantë. Aty është barut e dinamit, të hysh aty hedh në erë gjithë qytetin. Njëri nga rusët kishte hyrë brenda, njërin e kapën. Kishte çantën, aparatin, çipa, që thonë se i ka vënë brenda në uzinë, po këta (ushtarët) s’tregojnë.  Ata kanë ardhur vetëm për ta hedhur në erë”, tha banori i zonës, ish-punonjës i uzinës së armëve.

Ai u përlot teksa tha se ngjarja i kishte tmerruar fëmijët, të cilët ishin mbledhur të gjithë tek ai një ditë më parë.