“Spiunia” ruse në Gramsh dyshohet të jetë bloggerja e njohur Lana Sator, ndodhet në Shqipëri bashkë me dy miqtë e saj

755
0

Të paktën një prej të arrestuarve për tentativën për të hyrë në Uzinën ushtarake të Gramshit, besohet të jetë një eksploratore e njohur urbane nga Moska.

Bëhet fjalë për 33-vjeçarem Svetlana Timofeeva, shtetase ruse e cila prej më shumë se 10 vitesh eksploron dhe fotografon ndërtesa, uzina dhe fabrika të braktisura në shtete të ndryshme të botës, kryesisht në ato të ish-Bashkimit Sovjetik.

Timofeeva, e cila në rrjetet sociale përdor emrin Lana Sator rezulton se ka qenë në Shqipëri ditët e fundit, e shoqëruar nga dy djem, njëri prej të cilëve mendohet se është shetas ukrainas.

Treshja që u përlesh me dy ushtarakët roje të Uzinës së Gramshit, kishin dokumentuar udhëtimin e tyre në rrjetet sociale, kryesisht në Instagram.

Një tjetër detaj i fortë që i lidh të tre, me identitetet e personave të arrestuar nga policia, është makina tip “Chevrolet”, të cilën ata gjithashtu e kanë postuar në rrjetet sociale.

Disa persona që e njohin atë personalisht, shprehen se Timofeeva nuk e përdor profesionin e fotografit për të mbuluar qëllimet e vërteta të spiunazhit.

Sipas tyre ajo ka mbi 15 vite që eksploron zona të ndaluara në mbarë botën dhe së fundmi ka shprehur edhe pikëpamjet e saj kundër pushtimit të Ukrainës, çka ka sjellë ndarjen e saj nga i dashuri, një mbështetës i flaktë i “operacionit special” të Putinit, i cili rezulton të jetë arrestuar nga policia në Egjipt një vit më parë teksa eksploronte së bashku me 33-vjeçaren.

ajisjet e dyshuara të spiunazhit të raportuara se iu kapën tre të rinjve, apo përleshja e tyre me ushtarët shqiptarë. Tashmë anti-terrori shqiptar dhe prokuroria kanë marrë në dorë çështejn dhe pritet të hedhin më tepër dritë.

Svetlana ka postuar këtë foto nga një tunel që besohet të jetë në Shqipëri

Interesant është edhe fakti se si Lana (Svetlana) Sator dhe dy miqtë e saj, njëri ukrainas dhe tjetri shtetas rus, kanë pushuar së postuari në rrjetet sociale që prej ditës së djeshme, kur ndodhi incidenti.

Një ndjekës i tyre tha se ata kishin postuar dhjetra foto nga Uzina e Gramshit një ditë më parë, por që “çuditërisht u fshinë mbrëmë në darkë”.

Të tjerë përdorues në rrjetet sociale kanë shprehur skepticizëm, duke aluduar se agjentët rusë në shumë raste operojnë nën identitete si “fotografë”, “sportistë” apo “gazetarë”. /Newsbomb.al