Moti ditën e nesërme pritet të shoqërohet me reshje shiu në orët re para të mëngjesit, ndërsa dita e diel parashikohet të jetë me me alternime kthjellimesh dhe vranësira.
Dita e shtunë parshikohet të ketë mot me vranësira dhe kthjellime. Reshje shiu që në orët e para të mëngjesit në pjesën perëndimore dhe pjesërisht atë qëndrore me intensitet të ulët deri mesatar, lokalisht reshje në formën e shtrëngatave.
Gradualisht reshjet e shiut të herëpasherëshme do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit por me intensitet të ulët. Dita e diel parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu të herepasherëshme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit.
Era parashikohet nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.