Gazetari Dritan Hila ka dale kundër atyre që ankohen për çmimet e larta në Shqipëri në plazhe e restorante përgjatë bregut. Sipas tij ka media që financohen nga Mali i Zi dhe Greqia enkas për të çuar pushues në këto shtete duke nxirë turizmin në Shqipëri.
“Vlore….Plazhi plot, makiato me e lire se ne çdo bar periferik te Tiranes. Per fat, shqiptaret dhe italianet nuk lexojne portalet pocaqi qe financohen nga Mali i Zi dhe shoqerite qe çojne turiste ne Greqi dhe Turqi”, shkruan Hila.
Ndërkohë në përgjigje të ndjekësve të tij në Facebook, gazetari shkruan gjithashtu edhe se “dy gjiret e Lefkadës janë si dy pellgje me baltë në taban”, që atij nuk i bie më ndërmend të shkojë sërish.