“Shezllonget dhe uji falas, shërbimi ç’të them”, gazetarja publikon çmimet nga plazhi grek: Pse nuk ndodh kjo te ne

352
0

Gazetarja shqiptare Erjona Rusi, e cila ndodhet prej disa ditësh me pushime në Greqi ka publikuar një status lidhur me çmimet dhe shërbimin në vendin fqinj. Gazetarja shprehet se gjithçka është mirë dhe shtron pyetjen se pse nuk ndodh e njëjta gjë në vendin tonë, ku çmimet kanë shkuar në stratosferë.

“1 kapuçino + 2 lëng portokalli = 17,50 euro

(Rreth 20 mijë lekë)

3 ujë falas

Shezllonet falas

Shërbimi s’kam ç‘tju them, të papërtuar në çdo moment, të buzëqeshur dhe me humor. E madje na qerasën më vonë edhe me një sallatë frutash të bollshme.

E për ironi thuajse të gjithë punonjësit ishin shqiptarë, vetëm pronari grek.

Tani më thoni pse kjo nuk ndodh tek ne?”, shkruan ajo.