Një qytetar ka ngelur pa mend disa ditë më parë, kur ka mësuar se për një pjatë makarona do të paguante plot 45 mijë lekë të vjetra. Ngjarja ka ndodhur në datë 10.08.2022 kur denoncuesi së bashku me disa persona të tjerë kanë shkuar për drekë tek një lokal i në Drimadhë.
Qytetari shprehet se kjo pjatë e cila ishte shënuar si “pjata e ditës” nuk kishte çmim në menu.
Kjo pjatë konsistonte në linguini me gjinkallë, por brenda nuk kishte gjinkallë, ishte bosh.
Madje nuk i bënë as faturë të rregullt fiskale sipas ligjit. Qytetari shprehet se ky denoncim duhet postuar në mënyrë që të mos vidhen njerëzit e tjerë.
Në vijim mesazhi: