Fenomeni i pazakontë sot në Durrës, krijohet tornado në mes të detit (VIDEO)

228
0

Një fenomen i pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në Durrës.

Një tornado me përmasa të vogla është formuar në det, pak metra larg bregut, ndërsa moti i keq dhe shirat kanë pushtuar Shqipërinë prej dy ditësh.

Në videon që shoqëron këtë lajm, duket tornadoja e formuar në detin e trazuar ndërsa vranësirat kanë zëvendësuar diellin e mëngjesit në qytetin bregdetar.