Hahn jep lajmin e mirë për Shqipërinë

608
0

Komisioni Europian do të rekomandojë hapjen e negociatave për dy vende të Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Kështu deklaroi Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn, për të përditshmen gjermane “Die Welt”.

“Komisioni i Bashkimit Europian do t’i rekomandojë vendeve anëtare hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë, me gjasë brenda verës “, deklaroi Hahn.

Njerëzit e këtyre dy vendeve meritojnë perspektivë konkrete europiane, tha Hahn.

Ne besojmë se të dyja vendet kanë bërë reforma të rëndësishme në të shkuarën, që i kualifikojnë për hapin e radhës. Shqipëria ka bërë shumë në luftën kundër krimit të organizuar”, theksoi ai më tej.

Rekomandimi i Komisionit Europian është një parakusht i domosdoshëm për vendimin e vendeve anëtare për të hapur negociatat për anëtarësim. Shqipëria është kandidate që prej 2014-s, ndërsa Maqedonia për prej vitit 2005.

Në fillim të Shkurtit, Komisioni Europian prezantoi strategjinë për Ballkanin Perëndimor. Në të ky autoritet rekomandonte vitin 2025 si datën e mundshme të futjes në BE të Serbisë dhe Malit të Zi.

“Kjo është një datë e përafërt dhe jo e garantuar, për të detyruar Ballkanin Perëndimor, por gjithashtu edhe Bashkimin Europian që të përkushtohen seriozisht në procesin e anëtarësimit, që është premtuar prej vitesh”, theksoi Komisioneri për Zgjerimin Hahn./