E pabesueshme/ Avioni i Wizzair fluturon vetem pak centimetra larg kokave të njerëzve (VIDEO)

955
0

Aeroporti më viral në Greqi nuk është askush tjetër veçse “Alexandros Papadiamantis” i Skiathos ku avionët kalojnë shumë pranë njerëzve duke qenë se pas pistës ka një plazh.

Ka disa tabela që paralajmërojnë njerëzit të mos qëndrojnë atje për shkak të rrezikut, megjithatë nuk janë të paktë ata që mblidhen çdo ditë në plazhin që ndodhet pranë aeroportit për të parë pikërisht një avion që ulet pranë tyre.

Siç shihet edhe në video, avioni ndodhet vetëm disa metra mbi tokë. Kalimtarët të cilët po filmonin uljen me celularët e tyre u detyruan që të përkuleshin në momentin kur avioni u afrua drejt tyre.

Aeroplani Airbus A321neo i kompanisë hungareze “Wizz Air”, një nga kompanitë me kosto të ulët, ishte aq afër tokës dhe botës sa që vetëm duke parë videon nuk mund të mos trembeni.

Nuk janë të pakta aksidentet që kanë ndodhur në aeroportin e Skiathos. Pak javë më parë, një turiste u tundua të regjistronte në video ngritjen e një  avioni të Transavia-s nga shumë afër dhe si pasojë ajo përfundoi në det.

Më herët në fillim të korrikut, një 61-vjeçare britanike ra përtokë nga tarraca në të cilën ishte ngjitur për të filmuar nga një pozicion më i mirë, ngritjen e një avioni.