Braktiset Potami/ Një ditë pas ngjarjes, gazetari jep detajin prekes

1148
0

Një ditë pas ngjarjes në Potam të Himarës ku një vajzë 7-vjeçare humbi jeten pasi u godit nga një skaf në breg të detit që drejtohej nga Arjan Tase, aty ndodhet gazetari i Tv Klan, Merin Maçi i cili ka dhënë më shumë detaje përsa i përket ngjarjes së rëndë që tronditi opinionin publik.

I ndodhur në vendin e ngjarjes, Maçi është ndalur tek një qiri i cili është ndezur nga pushuesit e rastit në përkujtimit të vajzës së mitur.

Merin Maçi:  Doja të ndalesha tek një send, një objekt që është ndezur ditën e djeshme në përkujtim të 7-vjeçares, është një qiri që është ndezur nga pushuesit e rastit të cilët kanë qenë dëshmitarë të asaj ngjarje tragjike të regjistruar ditën e djeshme në Potam të Himarës rreth orës 14:00, ku skafi i përmasave të mëdha ka përplasur dhe i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme 7-vjeçares, e cila ndodhej me familjen në Potam.

Ishte një fëmijë i mitur që vinte nga një familje, të cilët jetën e tyre e kishin zhvendosur në shtetin britanik, atje ku jetonte prej vitesh dhe kishin zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet, pushime këto që do të mbylleshin në mënyrën më të keqe, duke i marrë jetën, teksa ajo luante në bregun e plazhit të Potamit.