Shkoi për punë, shqiptari s’e kontrollon veten, merr lopatën dhe i  thyen 3 dhëmbë italianit

773
0

Një shqiptar ka sulmuar një italian teksa shkoi në shtëpinë e këtij të fundit për të diskutuar për punë.

Mirëpo biseda mes tyre nuk ka qenë aq e lehtë dhe situata ka agravuar deri në konflikt fizik. Sipas  medieve italiane, shqitari ka marrë një lopatë dhe ka goditur 44-vjeçarin italian. Ndërsa ky i fundit mbeti i plagosur dhe me 3 dhëmbë të thyera.

Shtetasi shqiptar kishte shkuar tek shtëpia e 44-vjeçarit për të përmbyllur një marrëveshje pune. Por situata doli jashtë kontrollit dhe ai mori lopatën në dorë më të cilën dhu noi italianin. Pas kësaj karabinierët bënë të mundur arrestimin e shqiptarit, ndërsa pronari italian u shtrua në spital ku do të qëndrojë për rreth 25 ditë për të marrë trajtimin e duhur.