Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të mos blejnë dhe konsumojnë patatinat “Natural Organic Tortilla Chips 125 g”. Ky njoftim vjen pasi nga analizat në Gjermani është konstatuar prani e elementëve të dëmshëm.
AKU thotë se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për bllokimin e produktit dhe në bashkëpunim edhe me operatorët e biznesit ushqimor, janë kryer njoftimet paraprake për thirrjen për konsumatorët që e kanë blerë të mos e konsumojnë atë.
Njoftim për konsumatorin – Autoriteti Kombetar i Ushqimit
Referuar njoftimit të ardhur nga sistemi RASFF, ku pas analizave laboratorike të kryera në Gjermani është konstatuar prani e alkaloidëve atropinë dhe skopolaminë në patatina misri “Natural Organic Tortilla Chips 125 g”.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për bllokimin e produktit.
Në bashkëpunim edhe me operatorët e biznesit ushqimor, janë kryer njoftimet paraprake për thirrjen për konsumatorët që e kanë blerë këtë produkt që të mos e konsumojnë atë, por ta kthejnë pranë subjektit, ku e kanë blerë.