Ilir Meta: Hajdutët kryesorë do t’i cojme në burg, do ua marrim dhe lekët që kanë vjedhur

355
0

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në mbledhjen e parë të Komitetit Organizativ të Partisë së Lirisë, ka deklaruar se zyrtarët që kanë vjedhur do të përfundojnë në burg për korrupsion.

Ndër të tjera Meta theksoi se do t’u merren të gjitha lekët që kanë grabitur dhe do t’i kthehen buxhetit të shtetit.

“Çdo shqiptar duhet ta dijë se nuk po luftohet për t’u marrë pushtetin hajdutëve dhe për të vënë ca të tjerë. Do u merret pushteti hajdutëve do ndëshkohen, do ketë lehtësira për ata që bashkëpunojnë se po i futëm të gjithë në burg, na ikën gjithë buxheti i shtetit me burgjet ne. Kryesorët atje do shkojnë dhe tjetra do t’u merren lekët të gjitha do t’u kthehen buxhetit të shtetit. Na jepni fuqi t’ju japim llogari”, tha Meta.