Gruaja që shihni në foto është 30-vjeçarja me inicialet E.D. nga Durrësi. Ajo është larguar para dy ditësh nga shtëpia dhe familjarët e saj nuk kanë asnjë dijeni për vendndodhjen.
30-vjeçarja është larguar të hënën, datë 25 korrik, në orën 08.00, dhe që nga ajo ditë, bashkëshorti dhe familja nuk kanë mundur të lidhen me të.
Bashkëshorti i saj ka bërë denoncim në polici dhe forcat e rendit kanë nisur punën për gjetjen dhe rikthimin pranë familjes.
“Më datë 25.07.2022, në Komisariatin e Policisë Durrës, ka kallëzuar T. D. se është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, E. D., 30 vjeçe, dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e saj”, njoftoi më herët policia. 30-vjeçarja, në momentin që është larguar nga shtëpia kishte veshur pantallona të bardha dhe një bluzë të zezë. Kushdo që mund të ketë informacion për vendndodhjen e saj të kontaktojë në numrat e telefonit 069 24 67 605 dhe 069 20 50 608″, citohet në njoftimin e policisë.