Ndryshon cmimi i naftes, ja sa do te shitet nga dita e sotme

1871
0

Bordi i Karburanteve është mbledhur këtë të enjte dhe ka vendosur të ulë çmimet. Nafta është ulur me 6 lekë/litri dhe nga pasditja e sotme do të shitet me 232 lekë. Po ashtu, edhe benzina është ulur në 216 lekë/ litri, shkruan newsbomb.al.

Ndërkohë, çmimi i gazit mbetet i pandryshuar dhe nga ora 18.00 e kësaj të enjteje do shitet përsëri me 81 lekë. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 21 Korrik dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

  • Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 232 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 220 lekë/litër.
  • Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 216 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 204 lekë/litër.
  • Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litër edhe i shitjes me shumicë 69 lekë /litër.

“Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë”, thotë Bordi