Vëllezërit shqiptarë mahnisin në America’s Got talent” me perfomancën e tyre.
Artan dhe Arnold Balla arritën të fitojnë jo vetëm pikët, por edhe zemrat e jurisë dhe publikut amerikan.
Të ftuar në Euronews Albania në një interviste live për gazetaren Greta Topjana ata rrëfyen më shumë nga kjo eksperiencë, duke treguar se ata kishin marrë një ftesë që në vitin 2019 për të marrë pjesë në Amarica’s Got Talent, por për shkak të pandemisë u shty për edicionin e vitit 2021, duke u bërë shqiptarët e parë që morën pjesë në këtë kompeticion.
Të pyetur për përformancën që dhanë, treguan se kanë 7 vite që stërviten, dhe sidomos fakti që po përfaqësonin Shqipërinë ishte një përgjegjësi e madhe për ta.
Gazetarja e pyeti vëllain e vogël, Artanin, për komentin që bëri në shfaqje kur tha se po studion për juridik, por do e ndajë përgjysmë kohën mes të qenit një showman natën dhe një jurist ditën, nëse ka vendosur ta menaxhojë ditën kështu.
Ai u përgjigj duke thënë se kishte nisur shkollën për juridik për shkak se cirku nuk i ofronte para të mjaftueshme, ndaj e pa të arsyeshme për të nisur një tjetër profesion, por tashmë situata ka ndryshuar për ta.
“Por meqë na hapen dyert ndërkombëtarisht ne do e vazhdojmë sportin e cirkut. Drejtësinë do ta vazhdoj, por do ta kem në plan të dytë”, tha ai.
Vëllezërit kanë tre muaj në Amerikë dhe po qëndrojnë për audicionet e America’s Got Talent, po ata nuk ngurrojnë të shprehen se mund të jetë një alternative e mirë e të jetuarit në SHBA.
Për shfaqjen e radhës kanë zbuluar disa detaje se do të ketë elemente si thika dhe flakë, por pjesën tjetër do e mbajnë surprizë.