“Pandemia e Covid-it është larg fundit”. Kjo është nënvizuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila, për t’iu përgjigjur pikut të ri të infeksioneve, fton qeveritë të “vlerësojnë rivendosjen e kufizimeve”.
Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus deklaroi se është “i shqetësuar” sepse “rastet vazhdojnë të rriten, duke ushtruar presion të mëtejshëm mbi sistemet shëndetësore dhe humbjet e jeteve janë të larta”. Virusi, shton ai, “mbetet një emergjencë e shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar”.
“Me rritjen e transmetimit të Covid dhe shtrimeve në spital, qeveritë duhet të zbatojnë masa të provuara si përdorimi i maskave, ventilimi i përmirësuar dhe testimi”, shpjegon Ghebreyesus.
“Unë u bëj thirrje qeverive të rishikojnë dhe përshtatin rregullisht planet e tyre të reagimit ndaj Covid-19 bazuar në epidemiologjinë aktuale dhe gjithashtu shfaqjen e mundshme të varianteve të reja”, apeloi kreu i OBSH.
“Qeveritë duhet të punojnë gjithashtu për të rikthyer mbikëqyrjen, testimin dhe të ndajnë efektivisht antiviralët,” shtoi ai.
Më tej kreu i OBSH-së njoftoi se numrat e humbjeve te jeteve janë shumë të larta, çka tregon se virusi mbetet një emergjencë e shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar.
“Jam i shqetësuar se rastet e Covid vazhdojnë të rriten duke ushtruar presion të mëtejshëm mbi sistemet shëndetësore dhe punonjësit shëndetësorë dhe se vd ekjet janë në mënyrë të papranueshme të larta, komiteti i urgjencës është mbledhur të premten dhe ka arritur në përfundimin se virusi mbetet një emergjencë e shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar”, thekson OBSH.