Në klasë të parë që 5 vjeç, nisma e fundit e Ministrisë së Arsimit

288
0

Në klasën e parë mund të regjistrohen edhe një fëmijët 5 vjeç me kushtin që ditëlindja e gjashtë të jetë brenda 31 dhjetorit të atij viti.

Është ky propozimi i Ministrisë së Arsimit, hedhur për konsultim publik.

Ky propozim sipas institucionit hartues të projektligjit, është bërë duke u mbështetur në ndryshimet e zhvillimit aktual të fëmijëve.

Nëse nisma merr pëlqimin e grupeve të interesit, do i kalojë më pas për shqyrtim në Parlament.

Ndryshimi tjetër që propozon ministria është mos lejimi në arsimin parauniversitar i asnjë mësuesi apo punonjësi, të dënuar më parë për vepra penale që lidhen me të mit urit.

Sipas Ministrisë së Arsimit ky propozim bëhet për të mbrojtur fëmijët nga individë me potencial rrez iku. Ky parashikim shihet si një mundësi më shumë për parandalimin e përsëritjes së veprës penale . Projektligji me të tilla ndryshime është në fazë konsultimi publik.