“Do tronditen pushtetet”, Paralajmërimi i Lorenc Vangjelit: Një aferë më e madhe korruptive do të nxjerrrë EMRA, i njeh gjithë Tirana

294
0

Analisti Lorenc Vangjeli ka paralajmëruar se së shpejti do të zbulohet një aferë më e madhe korruptive se inceneratorët.

Ai u shpreh në një intervistë në “ABC News” se ka nisur një hetim në vitin 2014 dhe do të dalin emra nga fusha e biznesit që i njeh gjithë Tirana.  Sipas tij kjo aferë është më e madhe se Inceneratorët.

“Do ballafaqohemi me emra të tjerë. Që në 2014, ka qenë një hetim, janë emra që i njohim të gjithë në Tiranë. Aktualisht janë pjesë e biznesit. Nuk e di sa do ndodhë një gjë e tillë. Ndoshta do të jetë edhe më e madhe se zhurma e Inceneratorëve.

Por kush pushtet do tronditet? Ka disa lloje pushtetesh. Ka një pushte moral, ka pushtet të votuar. Ka dhe pushtet xhepi dhe në Tiranë ka kohë se xhepat janë bërë të thellë. Janë të ndërlidhura me njëri tjetrin pushtet që do tronditeshin”, u shpreh Vangjeli.