Zbulohet çfarë tha Aleksandër Lalo para se të ndahej nga jeta..

805
0

Të ftuar në emisionin “Chaud Patate” sot kanë qenë djemtë e grupit të njohur “Alar Band” të cilët ishin edhe konkurrentë në “C’est la vie” pak muaj më parë. Djemtë folën për marrëdhënien që kishin me kompozitorin Aleksandër Lalo i cili u nda nga jeta në periudhën kur ishte juri e spektaklit.

Gjatë intervistës Alar Band ka zbuluar se çfarë tha Aleksandër Lalo pak ditë para ndarjes nga jeta ku ndër të tjera ai i kishte thënë djemve se me muzikë s’do arrinin dot të jetonin pasi jeta e një artisti në vend është e vështirë.

“Vdekja e tij ishte një lajm shumë i keq për ne. Arti që ka bërë profesor Lalo do të mbesi gjithë jetën. Ne e vlersojmë shumë dhe patëm lidhje shumë të ngushtë me të. Gjatë pushimit, kur pinim cigare ai bashkohej me ne, na fliste, na jepte këshilla dhe për zgjedhjen e repertorit na sygjeronte shumë këngë.

Ai në fillim nuk e dinte që ne ishim grup dhe kur i tham që ne jemi 5 veta, “M’fal, tha, ju e keni primare këtë gjënë?”, po i thamë ne. “Shumë gabim, tha, ju duhet të hapni ndonjë kioskë dhe të shisni cigare, se vetëm me muzikë s’keni për të bërë asgjë. Duhet të keni diçka tjetër që të jetoni”, kanë treguar Alar Band.