Turistët e huaj i bëjnë gjemen restoranteve në Sarandë, marrin ‘bukë me vete’ në plazh

1665
0

Rritja e çmimeve këtë sezon veror ka bërë që të bjerë frekuentimi i pushuesve të huaj në bredgetin jugor shqiptar. Për shkak të rritjes së çmimeve të konsumit në restorante, shumë prej tyre kanë zgjedhur t’i konsumojnë vaktet në shtëpi apo t’i marrin ato me vete.

Turistët spanjollë dhe ata polakë janë ndër frrkuentuesit më të shumë të natyrës shqiptare, e megjithatë këtë vit ka patur një mungesë të këtyre të fundit si konsumatorë kryesorë në bare e restorante.

Turistët e huaj janë prekur nga rritja e çmimeve dhe në këtë mënyrë kanë zgjedhur të zëvendësojnë ushqimet e restoranteve me “bukë me vete”.

Ata kanë shprehur revoltën e tyre për mos-dakordësinë e rritjes së çmimeve në restorante, duke çuar këta të fundit në defiçit fitimesh.