Brenda shtëpisë ku vajzat bënin seks online, çfarë gjeti policia në rrjetin që menaxhohej nga femrat (foto)

879
0

Ne keto foto mund te shikoni se cfare gjeti policia ne shtepine ku behej seks online ne zonen e Don Boskos ne Tirane.

Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasja Anushe Ll., dyshohet se prej një kohe të gjatë, punësonte vajzat e mësipërme dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion virtual, i cili zhvillohej nëpërmjet logimit në faqen “Adult Work”, aktivitet i cili kryhej në një apartament në rrugën “Don Bosko”.

Në këtë aktivitet shtetësja Anushe Ll. dyshohet se është futur nëpërmjet shtetëses D. G., të cilën më herët e ka pasur në administrim, në bashkëpunim me shtetasen S. B.

Gjatë kontrollit të njërit prej apartamenteve ku ushtrohej ky aktivitet i paligjshëm, apartament i cili ishte marë me qera nga shtetasi Met Tali, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 17,4 gr lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa”.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

• 7 kompiutera dhe pajisje të ndryshme që përdoreshin për kryerjen e aktivitetit.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale:
“Shfrytezimi i prostitucionit”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Prostitucioni” të parashikuara nga nenet 113, 114/2 dhe 115 e Kodit Penal.