Kryeministri i Maqedonisë i habit të gjithë: Jam shqiptar

909
0

Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë gjatë vizitës në Tikvesh është pyetur nga gazetarët në lidhje me akuzat që Branko Manojllovski ka bërë për Ramnilla Sheqerinska, se ajo është shqiptare ortodokse.

“Është e vërtetë se Radmila për nga gjyshja është një shqiptare ortodokse , por çfarë ka këtu të frikshme?”, është përgjigjur Zaev.

“Edhe unë kam prejardhje shqiptare ortodokse, si nga gjyshja ashtu edhe nga gjyshi që nga Ilirët e Strumicës që kur pranuan besimin ortodoks.

Me kalimin e kohës, sllavët, kryesisht me dhunë na asimiluan dhe imponuan gjuhën maqedonase. Mirëpo e gjitha kjo është histori.

Më shumë se 25 milionë shqiptarë ortodoksë jetojnë në Ballkan, kryesisht në IRJM, Greqi, Shqipëri dhe Serbi.

Kjo është arsyeja pse ne kuptojmë me lehtësi grekët. Gruevski ishte fashist dhe etnikisht i pastër, dhe me një njeri të tillë nuk mund të negociohet.

Unë nuk di të flas në gjuhën shqipe pasi gjuhën shqipe nuk e kam gjuhë amë, por gjuhën e stër-stër-stër gjyshërve, por nuk është me rëndësi njeriu si flet, por si ndjehet. Unë ndjehem shqiptar ortodoks”, ka përfunduar kryeministri.

Burimi: gazetatema