Rama tregon nismen e fundit të qeverisë: Ata që marrin rrogë deri në 50 mijë lekë, do te..

3784
0

Kreu i qeverise, Edi Rama ka treguar propozimin e fundit të qeverisë, ku për të gjithë ata punonjës që marrin deri në 50 mijë lekë të reja në muaj do të ketë taksim zero.

“Të flas për 380 mln euro që faktikisht nuk ekzistojnë, është pak si e sikletshme. E kam dëgjuar që ju përsërisni që ne e taksokemi punën më shumë se kapitali, sepse e paskemi më shumë në rajon, por kjo nuk është e vërtetë. Shkon në maksimumin 5,.5% dhe Shqipëria ka taksat më të ulëta.

S’ka në rajon biznes me zero taksë, apo taksë zëro për pagat, deri në 400 mijë lekësh. Së shpejti do të sjellim propozimin që ta zerojmë deri në 500 mijë lekë. Nga del këtu që paskemi taksën më të lartë të punës. Këtu kam raportin që flet për punësimin. Përtej aludimeve, unë di këtë që kur ne kemi marrë detyrën, të regjistruar në total në punë ishin 349 mijë vetë.

Di këtë që sot të regjistruar janë 707 mijë persona.”, tha Rama.